Sot s’do të ketë vaksinim në sallën “1 Tetori”

 

Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë kësaj të diele nuk do të mund të vaksinohen. Kjo për shkak që e dita e diele është ditë pushimi.

Ndërkohë që, vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë nesër, e hënë.

Deri paraditen e së shtunës u raportua se më shumë se 56 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19.

Të hënën punëtorët shëndetësorë, të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20 dhe 21 mars duhet të paraqiten në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Kujtojmë që, 500 punëtorë shëndetësorë kosovarë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Kukës.

Back to top button