Këto ushqime funksionojnë kundër yndyrnave në gjak
Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.
Prandaj, rekmandohen disa ushqime që veprojnë kundër yndyrnave në gjak.
Arrat- Mund të ulin kolesterolin e keq me 9 %. Kjo vlen nëse konsumoni 6-7 arra të qëruara 6 ditë në javë për një muaj.
Hudhra- Njihet si një prej ushqimeve më të forta kundër baktereve dhe infeksioneve që përbëjnë rrezik për organizmin. Por kohët e fundit, hudhra ka fituar reputacionin e një ushqimi të fuqishëm për uljen e kolesterolit në gjak.
Vaji i Ullirit- Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i mbushur me acide yndyrore mono-të-pangopura që parandalojnë aterosklerozën dhe ulin nivelet e kolesterolit. Shtoni 10 gramë vaj ulliri ekstra të virgjër në ushqimet tuaja ditore dhe do të ndieni ndryshim.
Avokado- Avokadot janë të pasura me acide yndyrore mono-të-pangopura që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe uljen e niveleve të kolesterolit.
Farat e Linit- Janë një burim i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe fibër. Ato ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të nivelit të kolesterolit.
Kakaoja Pluhur – Përmban flavanolë të cilët ndihmojnë jashtëzakonisht shëndetin kardiovaskular dhe funksionojnë si antioksidantë. Rrjedhimisht ato ulin nivelet e kolesterolit.
Tërshëra- Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5% në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.