Kevin Spacey do të dalë në gjyq për abuzim seksual ndaj një të mituri

Të enjten u mbajt seancë lidhur me padinë kundër Kevin Spacey, i akuzuar për abuzim seksual.
Aktori Anthony Rapp pretendon se në vitin 1986, Spacey abuzoi seksualisht me të.
“Kevin është një aktor fantastik, pa dyshim për këtë. Por, sa herë që Anthony e dëgjon emrin e Kevin, ai kthehet në atë apartament në vitin 1986”, tha avokati i aktorit,.
Aso kohe, Rapp pretendon se ishte i mitur.
Avokati përshkroi festën në një klub nate dhe më vonë Rapp ishte kthyer nga festa në apartamentin e Spacey me 5-10 persona, ku ai ishte i vetmi i mitur.
63 vjeçari mohon akuzat të cilat rëndojnë mbi të.
Të dy, Rapp dhe Spacey pritet të dëshmojnë në lidhje me rastin. Dëshmitarë të tjerë që mund të përfshihen në gjyq janë edhe një psikolog që beson se Rapp përjetoi çrregullim të stresit post-traumatik. /21Media

Back to top button