Vazhdojnë sulmet në Kherson, të paktën tre të plagosur

Tre të plagosur pasi sulmet goditën qytetin Kherson
Të paktën tre persona janë lënduar të dielën ndërsa sulmet vazhdojnë në Kherson.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, tha se tre persona u plagosën nga shpërthimet, me një në gjendje të rëndë.
“Një tjetër goditje i është dhënë qendrës së qytetit. Tre persona kanë mbetur të plagosur, kanë marrë plagë nga predha, njëri i plagosur në gjendje të rëndë.Të gjithëve iu është ofruar ndihmë mjekësore”, tha ai.
Qyteti i sapoçliruar ka vazhduar të goditet nga raketat ruse pavarësisht tërheqjes së trupave, me forcat armike të mbetura në rrezen e artilerisë./21Media

Back to top button