KFOR i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për sigurinë e Kosovës

Misioni paqeruejtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se po e monitorojnë gjendjen në veri të Kosovës.
Në një publikim në Twitter, KFOR ka theksuar se është i gatshëm të ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në pnjoftimin e tyre.


Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.
Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.
Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura./21Media

Back to top button