KFOR-i gjen një pushkë të varur në një pemë në Zveçan

Raportohet se nga një njësi e KFOR-it në një pemë është gjetur e vendosur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë, të mërkurën në Zveçan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin.

Policia rastin e ka cilësuar “Armëmbajtje pa leje” ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button