Selimi: Kosova ka prokurorë të zotë që e luftojnë korrupsionin

 

Selim Selimi, ministër në detyrë i Drejtësisë, ka thënë se është krenar për Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, pas arrestimit të 12 zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, për keqpërdorim të subvencioneve, detyrës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Selimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vendin tonë ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!”, ka shkruar ministri në detyrë./21Media

Back to top button