KFOR-i paralamëron se do të ketë rritje të lëvizjes së trupave dhe automjeteve këto ditë

Ditëve në vijim do të ketë rritje të lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda territorit të Kosovës.

KFOR ka njoftuar se arsye për këtë janë procedurat normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve, e po ashtu se do të ketë stërvitje.

“Në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës, për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve. Po ashtu do të bëhen ushtrime për të testuar dhe ruajtur aftësitë operacionale në mënyrë që të sigurohet niveli i njëjtë i përgatitjes dhe gatishmërisë për të gjitha njësitë në terren”, është bërë e ditur nga KFOR-i.

Po ashtu KFOR-i ka paralajmëruar të ketë ngarkesë në komunikacion dhe u ka bërë shoferëve thirrje që të kenë kujdes nëse janë afër autokolonave ushtarake.

“Derisa këto stërvitje do të mbahen në atë mënyrë që të minimizohet shqetësimi dhe ndikimi te popullata lokale, është e mundur që të ketë ngarkesa të trafikut dhe të vërehen lëvizjet e ushtarëve. Për këtë, KFOR-i këshillon gjithë shoferët që të kenë veçanërisht vëmendje nëse janë afër kolonave të automjeteve ushtarake”, thuhet në komunikatën e  KFOR-it./21Media

Back to top button