​KFOR-i shton praninë në Jarinje

Pas tubimit të serbëve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, KFOR-i ka shtuar praninë ushtarake në veri.
Në njoftim thuhet se sot, pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye të sigurisë.
“Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve. Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Back to top button