Presidenca reagon pas protestës në afërsi të Jarinjës
Pas protestës së organizuar nga grupet djathtiste në pikën kufitare në Jarinjë reagoi edhe shefi i zyrës së presidentes së Kosovës, Blerim Vela, i cili përmes një postimi në Twitter është shprehur se e gjitha ishte e organizuar nga Beogradi dhe se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.
“Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë . Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm”, shkroi Vela në Twitter./21Media
Protesters moved from “nema predaje” (no surrender) to “hajmo nazad” (let’s retreat)… This shows how staged was this “protest” by #Serbia’s regime.#Kosovo will not fall for this right wing theatrics sponsored by Belgrade and Moscow. Our territorial integrity is inviolable. pic.twitter.com/RQE7bTbXZN
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 18, 2022