Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR-it i është dorëzuar kërkesa e Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Në vendkalimin kufitar të Merdarës, KFOR-i ka pranuar kërkesën nga Qeveria e Serbisë për kthimin e njëqind deri në një mijë pjesëtarëve të forcave të sigurisë serbe në territorin e Kosovës, kërkesë kjo të cilën Serbia e bazon në Rezolutën 1244, shkruan mediumi serb “tanjug”.
Qeveria e Serbisë mbrëmë ka marrë vendim që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, t’i dërgojë kërkesë KFOR-it për kthimin e deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në territorin e Kosovës, raporton televizioni publik serb.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se vendimi është marrë unanimisht, duke theksuar se do të sjellë ulje të tensioneve. Megjithatë, ai vuri në dukje se KFOR-i ndoshta nuk do ta pranojë kërkesën e Serbisë.
Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, që nga 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Kjo ka qenë përgjigja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë.
Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button