KFOR kërkon heqjen e barrikadave në mënyrë paqesore dhe të sigurt

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë e ka mirëpritur vendimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për heqjen e shpejt dhe në mënyrë të sigurt të tyre.
Në një deklaratë zyrtare KFOR tha se heqja e barrikadave duhet të bëhet në mënyrë paqesore dhe të sigurt duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.
Në deklaratë thuhet se të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm.
“KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999”, thuhet në deklaratën e KFOR-it./21Media

Back to top button