Deputeti gjerman: Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në BE është urgjente

Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në Bashkimin Evropian mbetet urgjente, ka thënë deputeti i Bundestagut, Volkler Ullrich.
Deputeti gjerman ka kërkuar përgjigje të qartë e të bashkuar të BE-së ndaj Serbisë, duke aluduar në bllokimin 20 ditësh të pjesës veriore të vendit.
“Situata në Kosovë nuk duhet të përkeqësohet më tej. Ajo që nevojitet është një mesazh i qartë dhe i koordinuar nga Evropa për Serbinë. Kërkohet de-përshkallëzimi dhe stabiliteti. Një perspektivë evropiane për Kosovën me anëtarësimin e hershëm në BE mbetet urgjente”, ka shkruar ai në Twitter.

  Kujtojmë se, Kosova javë më parë ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button