KGJK: Mbesim pranë qëndrimit të mëhershëm për çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), thotë se mbetet pranë qëndrimit të mëhershëm të deklaruar se çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe të administratës së Komunitetit Serb, do të shqyrtohet në momentin që KGJK e vlerëson se është koha e duhur dhe sipas procedurës së përcaktuar për situata të tilla.
Kështu thuhet në një përgjigje të KGJK-së për rtv21.

Në vitin 2022 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, eventualitetin e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të dorëhequr në nëntorin e vitit 2022, e kishte quajtur “tallje me institucionet..që s’duhet të pranohet”.
Atë kohë kërkonte nga KPK dhe KGJK që të hapin mundësitë për prokurorë dhe gjyqtarë të rinj serbë në veri.

Presidenti serb Vuçiq ditë më parë paralajmëroi masa për Kosovën, ku ai kërkoi gjithçka që kishte urdhëruar vetë serbët që të hiqnin dorë: zgjedhje në veri, kthim të serbëve në polici, gjyqësi, prokurori, themelim të Asociacionit e të tjera.

Back to top button