Kharkiv mbeti pa energji elektrike për orë të tëra si pasojë e sulmeve ruse

Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, mbeti për orë të tëra pa energji pasi vala e fundit e sulmeve ruse synoi stacionet e energjisë në të gjithë vendin.
Zyrtarët lokalë thanë se deri në nëntë objekte energjetike u goditën pasi forcat ruse hodhën 76 raketa dhe kryen sulme me dronë të premten.
Kryetari i bashkisë së Kharkiv tha se qyteti pësoi dëme “kolosale”. Deri në mbrëmje, 55% e banorëve e kishin kthyer energjinë elektrike.
Në mbrëmje, Oleg Synegubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv, tha se furnizimet me energji elektrike ishin rikthyer për 55% të banorëve të qytetit dhe 85% të atyre që jetojnë në rajonin veri-lindor. Ai shtoi se punonjësit e sektorit të energjisë po punonin për të rivendosur energjinë e plotë deri në mesnatë.
Megjithatë, operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, paralajmëroi se shkalla e dëmit mund të nënkuptojë se do të duhet më shumë kohë për të rivendosur furnizimet.
Këshilltari i Ministrisë së Mbrojtjes, Yuriy Sak, i tha BBC-së se shërbimet e urgjencës po punonin për të rivendosur furnizimin me energji elektrike, por situata ishte “ende e vështirë”. Sulmet e shpeshta të Rusisë nënkuptojnë se riparimi i dëmit po bëhet më i vështirë./21Media

Back to top button