Trajkoviq në spital në Serbi pas përkeqësimit të shëndetit, por më gjendje stabile

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, është transferuar në qendrën shëndetësore në Prokuple, për shkak se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar papritur, ka njoftuar vajza e saj në profilin e Trajkoviqit në Twitter.
Qendra Emergjente e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Aleksa Saviq” në Prokuple njoftoi se Trajkoviq është në gjendje stabile.
Siç raporton media serbe N1, Rada Trajkoviq është pranuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Aleksa Saviq” në Prokuplje.
Që nga ora 19:30 e së enjtes, Rada Trajkoviq u ndalua në vendkalimin kufitar në Merdare nga policia serbe kur tentoi të kthehej në Serbinë qendrore. Trajkoviq u mbajt ne vendkalim kufitar ne Merdare mbi 14 orë derisa gjendja e saj u përkeqësua. Institucionet në Kosovë e cilësuan të papranueshëm ndalimin e saj dhe thanë se po bëjnë përpjekje me partnerët ndërkombëtarë ta lirojnë.
Trajkoviq bëri përgjegjës presidentin Vuçiq për sigurinë e saj dhe fëmijëve të saj. Ky i fundit pak javë më parë e quajti Trajkoviqin dhe Ministrin e ri për komunitete, Nenad Rashiq, “plehra” serbe, pak pasi morën detyrën.
“Asnjë burrë shteti në rajon nuk kryen këtë lloj torture mendore ndaj disidentëve politikë”. Këtu ju keni fituar në diçka, ju jeni barbari më i madh anti-evropian në tokën ballkanike!”, ka shkruar Trajkoviq duke iu drejtuar presidentit serb Vuçiq./21Media

Back to top button