Khelaifi flet rreth situatës së Messit
Presidenti i Paris-Sain-Germain, Naser El Khelaifi ka thënë se të gjithë lojtarët e kalibrit të lartë dëshirojnë të bashkohen me klubin e tij, por ka refuzuar të diskutojë rreth asaj nëse ka negociata për transferimin e Lionel Messit.
Messi, kontrata e të cilit është në prag të skadimit ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë i lidhur me një kalim te skuadra franceze pas krizës financiare të Barcelonës.
Gjithsesi, tani raportohet se është shumë më afër vazhdimit të kontratës se sa vitin e kaluar por meqenëse ende nuk ka ardhur zyrtarizimit, mundësia e kalimit të tij në “Parkun e Princave” ende nuk është shuar.
“Messi është në fund të kontratës së tij dhe të gjitha klubet e kanë të drejtën që të bisedojnë me të për ta pasur në sezonin e ardhshëm. Ajo që mund t’iu thëm juve dhe që duhet të më besoni është se të gjithë lojtarët e mëdhënjë dëshirojnë të vijnë në PSG. Ta keni të qartë, nuk po e them këtë vetëm për Messin. Nuk është e mundur të nënshkruajmë më të gjithë sepse ne kemi lojtarë të mrekullueshëm po ashtu. Dhe Messi është Messi, një lojtar fantastik.”, ka thënë Khelaifi për “L’Equipe.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?