Mbi 30 të vdekur nga përplasja e trenave 

 

Dy trena janë përplasur në Pakistanin jugor, ku kanë vdekur mbi 30 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë përfunduar të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se një tren, i cili ishte duke udhëtuar në provincën Sindh, ka dalë nga shinat dhe ka zbritur në një pistë tjetër. Kjo ka shkaktuar përmbysjen e një treni tjetër, i cili ishte duke kaluar nëpër atë pistë.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se shumë persona janë në gjendje kritike në spital.

Në Pakistan kanë ndodhur një varg aksidentesh vdekjeprurëse nëpër hekurudha. Gjatë periudhës kohore nga 2013 deri në 2016, 150 persona kanë vdekur si pasojë e këtyre aksidenteve.

Një zyrtar i ekipeve përgjegjëse ka thënë për Reuters se në momentin e aksidentit ka qenë e vështirë të identifikohet numri i personave të bllokuar në këto dy trene.

Kryeministri, Imran Khan është shprehur i shokuar nga ky aksident dhe ka premtuar hetim të plotë të kësaj ngjarjeje.

Back to top button