Sassoli: Vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të bëhen pjesë e BE-së 

 

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur.

Në një intervistë për mediat gjermane, Sassoli ka deklaruar se zgjerimi i BE-së në drejtim të Ballkanit sjell përfitime të mëdha për te dy palët.

“Një gjë e tillë duhet të ndodhë për të mirën e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe të gjithë unionin”, ka thënë ai.

Sipas tij, BE duhet të mbajë fjalën e dhënë sa i përket anëtarësimit të këtyre vendeve.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve.”, ka deklaruar Sassoli.

Back to top button