Kherson në jug të Ukrainës rrethohet nga forcat ruse

Qendra rajonale e Khersonit në Ukrainën jugore është e rrethuar nga trupat ruse, thonë raportet nga zona.
Trupat ruse kishin nisur një sulm tokësor në qytetin, që ndodhet pranë Krimesë të kontrolluar nga Moska, më herët këtë mëngjes, sipas dëshmive okulare, transmeton rtv21.tv.
“Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit”, tha kryebashkiaku Igor Kolykhayev në Facebook. “Kherson ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”, tha ai.
“Qyteti është në fakt i rrethuar, ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ushtarake nga të gjitha anët, ata vendosën pika kontrolli në dalje”, tha gazetarja me bazë në Kherson, Alena Panina në transmetuesin kombëtar “Ukraina 24”.
Gazetarja shtoi se kishte ende energji elektrike, ujë dhe ngrohje në Kherson, por shtoi se ishin shfaqur sfida në sjelljen e ushqimit në qytetin me 300,000 banorë pasi ushqimi ishte i grumbulluar në magazina në periferi të qytetit./21Media

Back to top button