Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson në pritje të fëmijës së dytë

Khloe Kardashian është në pritje të fëmijës së dytë me Tristan Thompson.
Sipas burimeve të TMZ, foshnja do të vijë në jetë përmes një nëne surrogate.
TMZ njoftoi se Khloe dhe Tristan vendosën të kenë një fëmijë të dytë para vendimit për t’i ndarë rrugët.
Siç dihet tashmë, Khloe dhe Tristan kanë qenë bashkë, janë ndarë, janë rikthyer prapë dhe janë ndarë edhe një herë tjetër mbi dyshimet për një tjetër tradhëti nga Thompson.
Ata janë prindër të një vajze, True 4 vjeç.
Kujtojmë që Tristan gjithashtu u bë baba i një djali, pasi Maralee Nichols lindi në dhjetor të vitit të kaluar.
Pas kësaj, Khloe dhe Tristan i dhanë fund lidhjes së tyre, me një kërkim falje nga ky i fundit./21Media

Back to top button