Tani edhe 5-vjeçarët mund të vaksinohen kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vaksinën kundër Covid-19 për fëmijët 5-11 vjeç.
MSh përmes një komunikate për media ka njoftuar se ky vendim erdhi pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.
MSh tutje ka rikujtuar se cilat grupmosha mund vaksinohen me dozat përkatëse:
• Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.
• Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;
• Grupmosha 5-11 vjeç me dozen e pare dhe dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19.
Vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 871 persona pozitiv me Covid-19./21Media

Back to top button