Votohet për pasardhësin e Johnson, dalin rezultatet e raundit të dytë
Deputetët konservatorë kanë votuar në raundin e dytë të garës për të zëvendësuar Boris Johnson.
Sipas një sondazhi, Sunak kryeson, ndërsa Mordaunt është i dyti
Rishi Sunak siguroi më shumë vota në raundin e dytë të votimit midis deputetëve konservatorë, me Penny Mordaunt që doli e dyta.
Pesë kandidatët që kanë kaluar janë:
Rishi Sunak – 101 vota
Penny Mordaunt – 83 vota
Liz Truss – 64 vota
Kemi Badenoch – 49 vota
Tom Tugendhat – 32 vota
Ish-kancelari kryesoi gjithashtu raundin e parë me 88 vota./21Media