Ky besohet të jetë klubi ku Ronaldo mund të transferohet

Cristiano Ronaldo nuk ia doli dot të sigurojë largimin e shumëpritur nga Manchester United në verë, por ai duket se ka tërhequr interes nga Arabia Saudite.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e bëri të qartë se donte të largohej nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të fundit, por lidhjet me klubet kryesore në Evropë si Bayern Munich, Chelsea dhe Roma, nuk dhanë asnjë marrëveshje përpara se të kalonte një afat tjerër.
Yasser Al-Misehal, president i FA të Arabisë Saudite i ka thënë Athletic-it për ofertat që po bëhen për një lojtar të madh të të gjitha kohërave.
“Do të donim të shihnim një lojtar si Cristiano Ronaldo të luante në Ligën Saudite. Do të sillte një reagim të madh pozitiv dhe do të ishte një lajm i madh për të gjithë. Jam i sigurt që të gjithë i njohin arritjet dhe rekordet e Ronaldos, por edhe si një lojtar është model i shkëlqyer”, ka thënë ai./21Media

Back to top button