Kica-Xhelilii: Zdravo, një shishe vaj të lutem – po e paguaj por s’po e marr

Pas ngjarjeve të fundit në vend që kanë lidhje me pushtetin ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica- Xhelili.

Ajo fillimisht ka ironizuar lidhur me përgjimet e MINT për “blerjen” e vajit në Poloni.

“#Zdravo, një shishe vaj të lutem! Po e paguaj, por s’po e marr.

Ndërkohë, ma thirr pak Martinin ta pyes si po kalon me 1.4 milionët e padeklaruara të GEN-it nga Serbia, se ishim pak të zënë me Klan Kosova për disa dokumente.”, shkruan ajo në Facebook.

Ndërkohë barcoleta e Doarsa Kici Xhelili vijon edhe me grurin.

“Po, po, edhe biznese tjera ka me probleme dokumentacioni por s’i kemi problem ata se.. ashtu është puna. Na u desht vetëm pak ‘digresion’ nga skandalet se u bënë shumë. Dëgjuam që ka skandal edhe për grurin? S’ka gjë, edhe ashtu planifikonim që të gjithë të hanë bar. Nëse e teprojmë, kthehemi te 20 vitet. Hvala!”, shkroi ajo./21Media

Back to top button