Kida publikon albumin “Orchide”

Artistja, Orhidea Latifi – Kida, ka publikuar albumin “Orchide”.
“Orchide” përmban 12 këngë dhe është lansuar pikërisht në ditëlindjen e artistes, ajo sot mbush plotë 24 vjet.
“Mo jo”, “Pse”, “Special”, “Ani”, “Ike”, “Qao”, “Hard Work”, “Prima donna”, “Mia”, “Maniak”, “Dinero”, “Lila”, janë këngët pjesë e albumit.
Ndërkaq, “Mo jo”, është publikuar me videoklip.

Kida veçse kishte njoftuar se për këtë album është përgatitur një kohë të gjatë.
“Pas një viti punë dhe përpjekje, me krenari ua prezantoj kopertinën e albumit tim të parë”, kishte shkruar ajo në Instagram.
Për “Orchide” artistja është kujdesur që gjithçka të jetë e kuruar deri në detajin e fundit.
Tashmë, albumin e gjeni në çdo platformë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)


Ndërkaq, projekti i fundit muzikor nga Kida është ”Ike”, të cilën e ka publikuar më 29 tetor./21Media

Back to top button