Kievi pretendon fitime të mëdha teksa Rusia largohet nga Kherson

Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal që ishte pushtuar nga Rusia

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga qyteti kyç Kherson në jug të Ukrainës. Të gjithë ushtarët u lartuan përmes lumit Dnipro në bregun lindor, mëngjesin e sotëm, tha ministria e mbrojtjes në Moskë.
Asnjë pajisje ushtarake apo armë nuk ka mbetur pas në bregun perëndimor, shtoi ai.
Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal që ishte pushtuar nga Rusia që nga fillimi i pushtimit në shkurt, kështu që humbja e tij është një goditje e madhe për Moskën.
Pamjet tregojnë se ura e përdorur nga trupat ruse për evakuim është shkatërruar.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e urës, por disa burime ruse pohojnë se ata e shkatërruan vetë atë, pas përfundimit të procesit të tërheqjes.
Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kanë rimarrë dhjetëra qytete dhe fshatra ndërsa po përparonin drejt qytetit Kherson./21Media

Back to top button