Theret një person në Prishtinë, Policia arreston tre të dyshuar

Viktima dërgohet në Spital

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit e kanë therur me thikë një person në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button