Kievi u godit nga një numër “i jashtëzakonshëm” i raketave

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi u godit nga një sulm “i jashtëzakonshëm” herët të martën, por mbrojtja ajrore shkatërruan shumicën e raketave dhe dronëve të lëshuar nga Rusia. Të paktën tre persona u plagosën.

Ukraina ka pohuar se forcat ruse nuk janë më të afta për veprime sulmuese në shkallë të gjerë dhe janë kryesisht në mbrojtje por tha se Moska është në gjendje të mbajë shkallën aktuale të sulmeve me raketa.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lavdëroi premtimet për ndihmë të re ushtarake nga aleatët, ndërsa u bëri presion përsëri liderëve evropianë për avionë luftarakë modernë.

Udhëheqësi i kompanisë ushtarake private ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin , pohoi në një video të re se një shtetas amerikan vdiq në qytetin ukrainas Bakhmut./21Media

Back to top button