Kievi urdhëron forcat të tërhiqen nga Severodonetsk

Forcat ukrainase janë urdhëruar të tërhiqen nga Severodonetsk, sipas një zyrtari të lartë.
Qyteti lindor ka duruar për javë të tëra bombardimet, ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e plotë të rajonit.
Një tërheqje ukrainase do të ishte e rëndësishme sepse do të linte të gjithë Luhanskun nën kontrollin rus, me përjashtim të qytetit të Lysychansk, raporton BBC
Luhansk, një rajon kryesisht rusishtfolës në Ukrainën lindore, është një prioritet kyç për presidentin rus Vladimir Putin.
Së bashku me rajonin e Donetskut, ai përbën atë që kolektivisht njihet si Donbas – një zonë e madhe industriale e cila ka qenë fokusi i një lëvizjeje separatiste të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, përcjell rtv21.tv

Presidenti rus pretendon se rusishtfolësit në Donbas kanë qenë viktima të gjenocidit, një justifikim kryesor për pushtimin e tij në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Ukraina akuzon Moskën për kryerjen e gjenocidit kundër popullit ukrainas me bombardimet dhe granatimet e saj pa dallim./21Media

Back to top button