Pahor për TV21: Vuçiqi do ta pranonte Vjosa Osmanin si anëtare të barabartë, por ajo nuk shkoi

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ndodhet në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në “Forumin e Prespës” që po mbahet këto ditë në liqenin e Prespës.
Në një intervistë ekskluzive që ka dhënë për Televizionin 21, ndër të tjera ka thënë se në një bisedë që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur ai e kishte ftuar në Novi Sad për “Open Balkan” e ka pyetur Vuçiqin: “Nëse vjen presidentja Osmani, a do ta pranoni si anëtare të barabartë?”, Vuçiqi i është përgjigjur se “po”, “por presidentja e Kosovës, mikja ime, Vjosa Osmani nuk shkoi!”, tha Pahor për TV21./TV21

Back to top button