Kim Kardashian blen varësen e Princeshës Diana
Kim Kardashian është pronarja e re e një gjerdani që e kishte vënë Princesha Diana.
Kryqi i Attallah u vu në shitje në Sotheby’s në Londër si pjesë e shitjes mbretërore dhe fisnike të mërkurën.
Katër persona konkurruan në një luftë ofertash, me Kim që fitoi ankandin pas pesë minutash.
Kryqi i “ametistit” është një varëse e viteve 1920 nga stilisti i bizhuterive luksoze Garrard, të cilin Princesha Diana e kishte vënë në shumë raste.
Varësja në formë kryqi përmban gurë të mëdhenj ametist, të përshtatur nga diamante 5.2 karatësh.
Kimi pagoi 163,800 funte për kryqin, shumë më shumë se vlera aktuale e varëses prej 80,000 funtesh./21Media