Kim Kardashian pjesë e serialit “American Horror Story”, sezoni 12

Dashamirët e serialit “American Horror Story” kanë shansin që në sezonin e 12-të të tij të shohin edhe një personalitet të popullarizuar botëror. Kim Kardashian iu bashkua këtij seriali në sezonin e 12-të.

Kardashian bëri të ditur për këtë përmes një postimi në Instagram, ku lansoi një video me muzikë të frikshme. Kardashian në këtë video tregoi se iu bashkua serialit “American Horror Story”, që do të lansohet këtë sezon veror, dhe se ai do të titullohet “Delicate”.

Kardashian nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me të, për personazhin e saj apo rreth ngjarjeve në të.

Megjithatë sipas revistës Variety, Kardashian ka rolin kryesor në të. Personazhi është sajuar enkas për të.

Halley Feiffer e cila ka shkruar skenarin për episodet e “American Horror Story” dhe “American Crime Story” do të shkruaj skenarin për të gjitha episodet e American Horror Story.

Kim Kardashian është yll televiziv që 15 vite. Ajo është pjesë e reality shout The Kardashians që transmetohet në Hulu, por bota e aktrimit është e re për të.

Megjithatë ajo ka huazuar zërin për disa role në seriale të animuara, si dhe ka pasur paraqitje shkurt në disa seriale, përfshirë në “How I Met Your Mother”, “30 Rock” dhe “2 Broke Girls”. Ajo është paraqitur edhe së fundmi në komedinë “Ocean’s 8”.

Me fjalë të tjera, Kardashian nuk është paraqitur me rol për më shumë se një dekadë, e paraqita e saj me rol në “American Horror Story” do të jetë padyshim më i rëndësishmi për të deri më sot.

Sa i përket jetës dhe karrierës së Kim Kardashian, ajo vlerësohet një prej personave më të popullarizuar në planet. Ajo njëherësh është një prej forcave më të mëdha në hstorinë e kulturës së popit.

Kardashian tashmë ka 350 milion ndjekës në Instagram, dhe një perandori miliarda dollarëshe. Ajo është edhe biznesmene. Ka markën e quajtur SKIMS Shapewear, të produkteve për fytyrë SKKN skincare dhe një kompani private në të cilën është bashkëthemeluese, e që quhet SKKY Partners Partners./21Media

Back to top button