Kim mbyll markën “KKWBeauty” për një kohë të pacaktuar

 
Kim Kardashian, ka njoftur të gjithë ndjekësit në Instagram se do të mbyllë faqen e “KKWBeauty” për një kohë të pacaktuar.
“KKWBeauty”, marka e njohur e produkteve të grimit, është pezulluar nga Kim dhe shkaqet nuk janë bërë të ditura.
Ndërkohë, Kim përmes njoftimit ka shtuar gjithashtu se do të rikthehet me diçka shumë më të bukur.
Për katër vite me radhë, “KKWBeauty”, u shërbeu të gjithëve me produkte të ndryshme për grim si dhe produkte për trup.
Tutje, ajo i ka falënderuar të gjithë që i kanë qëndruar besnik për gjatë gjithë kësaj kohe.
Kim është emër i shumëpërfolur, mirëpo prej ndarjes nga ish-bashkëshorti, Kanye West, nuk i shqiten lajmet për të.
Kim dhe Kanye kanë filluar procedurën e divorcit edhe në mënyrë ligjore, ndërkohë që Kanye, u pa sëfundmi nën shoqërinë e modeles ruse, Irina Shayk, me ç’rast u pretendua për një lidhje të mundshme mes tyre, diçka që nuk u konfirmua asnjëherë nga dyshja./21Media

 

Back to top button