A do të kishte gjuajtur gaz lotsjellës Doarsa Kica-Xhelili?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica–Xhelili sonte ishte e ftuar në emisionin “21 Gradë” të Rtv21, me ç’rast foli për jetën private dhe profesionale të saj.
Ajo u shpreh se ka momente të shpeshta që e pyet veten se përse vazhdon të rrijë në politikë. “Sepse e kam pasë shumë më mirë e shumë më lehtë në sektorin privat”, tha ajo, shkruan rtv21.tv

E pyetur se nëse do të ishte deputete në mandatet e kaluara, a do të kishte gjuajtur gaz lotsjellës në Kuvend, deputetja Kica–Xhelili u shpreh se e ka parim mos të prezupozojë se si do të sillej në një rrethanë që s’ka qenë dhe të ishte në pozitën e dikujt që s’ka qenë.
“Nuk e kam në parim në natyrë të marrë veprime të tilla”, shtoi ndër të tjera ajo./21Media

Back to top button