Më shumë se 660,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se 660,000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë larguar deri më tani nga Ukraina si pasojë e sulmeve ruse.
Shabia Mantoo, zëdhënësja e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, ka thënë në një konferencë në Zvicër se ka raporte për njerëz që presin deri në 60 orë për të hyrë në Poloni, ndërsa radhët në kufirin rumun janë deri në 20 km të gjata, transmeton rtv21.tv.
Ky stacion treni në qytetin kufitar polak të Przemysl është bërë një strehë e sigurt për mijëra njerëz që ikin nga Ukraina./21Media

Back to top button