Kinezja veturën me qera të marrë në Maqedoninë Veriore ia la Kosovës

Një shtetase kineze në fillim të muajit korrik të këtij viti kishte marrë me qera një makinë në një lokal në Maqedoninë e Veriut por nuk e kishte kthyer më.
Vetura në fjalë është gjetur dje (20. 10. 2022) në Prishtinë, njofton policia e Kosovës.
“Nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme, është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë e tipit Pasat me targa të Maqedonisë së veriut. Në çdo veprim policor, njësiti i autokrimeve është mbështetur nga Njësiti për bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe janë koordinuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës. “, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button