Kirurgët: Grevë deri në fund
Dr. Morina: Nuk arritëm ndonjë marrëveshje me ministrin
Janë bërë 7 javë të grevës së kirurgëve të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës. Dje u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të grevistëve dhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, mirëpo nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Në një intervistë për RTV21 kirurgu Arbër Morina , thotë se nuk do të dorëzohen dhe se greva do të vazhdoj derisa qeveria të reflektoj ndaj këresave të tyre./21Media