Kirurgët i reagojnë presidentes: I papranueshëm injorimi dhe nënçmimi

Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reaguan ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila zgjodhi një institucion privat për të kryer një operacion.
Në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur indinjata e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas tyre, “presidentja i është nënshtruar një procedure e cila në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është rutinë ditore që nga 12 nëntori 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind”.
“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheqë është e papranueshme për të gjithë. Duke i dëshiruar shëndet të plotë presidentes, Vjosa Osmani, urojmë që raste të tilla të mos përsëritën kur institucionet zyrtare anashkalojnë institucionet shëndetësore publike”, thuhet në reagim.

Osmani i është nënshtruar të mërkurën një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili sipas njoftimit të Presidencës, është realizuar me sukses./21Media

Back to top button