Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë: Situata në Kosovë nuk është stabile

Ministrja e Mbrojtjes së Austrisë, Klaudia Tanner, gjatë ditës së djeshme ka folur së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Rudolf Striedinger përmes video-konferencës me komandantët në misionet e huaja të Forcave të Armatosura Austriake.
Në këtë diskutim ajo nuk humbi rastin për të përcjellë urimet e Krishtlindjeve për ushtarët austriakë që shërbejnë jashtë vendit.
Tanner gjithashtu vlerësoi se situata në Kosovë nuk është e qëndrueshme.
“Javët e fundit kanë treguar se situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti nuk është stabile. Trazirat në rritje të vazhdueshme e bëjnë të qartë se sa thelbësisht e rëndësishme është prania e organizatave ndërkombëtare dhe kontributi ynë austriak”, tha ajo./21Media

Back to top button