Kishte mbjellur 62 vazo me marihuanë, arrestohet 46 vjeçari

Dje është arrestuar i dyshuari J.P 46-vjeçar nga fshati Murtinë e Strumicës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Arrestimi ka ardhur pasi një një vend të improvizuar në hyrje të fshatit Murtinë, policët kanë kapur marihuanë 62 vazo me marihuanë të mbjella të cilat kanë qenë në pronësi e të dyshuarit.
“Në koordinim me prokurorin e Strumicës dhe me urdhër të gjykatësit është kryer bastisje në shtëpinë e J.P. dhe në hapësira të tjera, ku janë gjetur 187 fara të kanabisit, 20 plumba, vaj nga kanabisi, bimë kanabisi dhe mjete të tjera”, thuhet në njoftim.
Ndaj J.P. do të shqiptohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të rastit./Tv21

Back to top button