Kjo do jetë dita më e ftohët e javës

Të mërkurën dhe të enjten do të vazhdojnë temperaturat e ulëta. Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 e -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.
“Të enjten parashihet mot më i ftohët dhe me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë”, njofton IHK-së.
Në ditët në vazhdim pritet të ketë reshje shiu dhe vende-vende edhe borë, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë. Kështu për portalin rtv21.tv ditë më parë ka thënë meteorologu, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)./21Media

Back to top button