Kjo është axhenda e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri

1 min read

Nesër në Elbasan do të mblidhen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive, pritet që të nënshkruhen 16 marrëveshje.

Tashmë është zbardhur edhe axhenda e mbledhjes së dy qeverive:

AXHENDA E MBLEDHJES SË DY QEVERIVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS

09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00– Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave(Regji + të gjitha mediat)

12.05– Foto e përbashkët

13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.