Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka informuar se sot të gjitha rrugët e Kosovës, të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.
Sipas ministrisë, pas reshjeve të borës ditën e djeshme, të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme, por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.
“Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.”, ka bërë të ditur ministria.
MMPHI ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar./21Media