Kjo është letra e AIBA-s për Federatën Serbe

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Boksit, i ka dërguar një  letër Federatës Serbe të Boksit, ku e ka konsideruar të papranueshëm vendimin e Serbisë që të mos ua lejojë hyrjen në territor të saj boksierëve nga Kosova për pjesëmarrje në Botërorin e Boksit.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Boksit e Kosovës përmes një postimi në ”Facebook”, ku ka postuar edhe letrën, shkruan rtv21.tv
Në letrën e tij, sekretari i AIBA-s ka thënë se çështjet sportive s’duhet të konsiderohen si politike.
Federata e Boksit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në AIBA që nga nëntori 2014 dhe pritet të marrë pjesë në Kampionatet Botërore të AIBA-s. AIBA pret që delegacioni i Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacionet tjera anëtare të AIBA-s. Duket se megjithatë Kosova është ndalur në kufi. Kjo është e papranueshme”, thuhet në letrën e dërguar.

Ndërkaq, sot ekipi i boksit të Kosovës i përbërë nga tre boksierë nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës së Kosovës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin dhe natyrisht që Kosova nuk pranoi një gjë të tillë./21Media

Back to top button