Kjo është ndeshja e vetme sot në Premier Ligë

Premier Liga vazhdon sot me vetëm një ndeshje, e cila do të jetë e vlefshme për xhiron e 20 të sezonit aktual 2022/23.
Me fillim nga ora 21:00, skuadra e Aston Villas do të zhvillojë ndeshje në shtëpi, në stadiumin “Villa Park” kundër Leeds United.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez të dy këto skuadra arkëtuan nga një pikë, ku Aston Villa barazoi 1:1 me Wolverhampton, kurse Leeds barazoi 2:2 me West Ham United.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë pesë pikë në tabelë, ku Aston Villa zë vendin e 11 me 22 pikë, krahas Leeds që renditet në vendin e 14 me 17 pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Unai Emery nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Dendocker, Diego Carlos, McGinn dhe Steer, kurse për Jesse Marsch mungojnë Dallas, Gray, Sinisterra dhe Summerville.
Takimi i fundit mes Aston Villas dhe Leeds daton në muajin tetor të vitit 2022, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 0:0.
21:00 Aston Villa – Leeds United (Stadiumi Villa Park)

Back to top button