Serwer: Në takimin e Chollet- Vuçiq u përmend një shprehje diplomatike që tregon mospajtim

Profesori amerikan, Daniel Serëer ka komentuar takimin e djeshëm në mes të zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq .
Serwer analizon se shprehja që ka përdorur Chollet në anglisht “good conversation” apo në shqip “bisedë e mirë”, është shprehje diplomatike për të shprehur mospajtimin.
Më tej profesori amerikan thotë se takimi në mes të Chollet dhe Vuçiqit s’ka qenë i ngrohtë meqë zyrtari i lartë i DASH tregon se në takim ka shprehur dëshirën e tij për raportin SHBA-Serbi.
Sipas Daniel Serwer me gjasë Derek ka filluar të kuptojë se presidenti serb Vuçiq nuk ndan përkushtim ndaj parimeve demokratike
“Një “bisedë e mirë” është shprehje diplomatike për mospajtim”, shkruan Serwer në Twitter./21Media

Back to top button