Kjo është pasuria e Konjufcës

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, të publikuar të premten nga Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit (AKK), Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar mbi 6 mijë euro para të gatshme në llogarinë e tij bankare.

Në pasuritë e paluajtshme, Konjufca ka deklaruar një banesë në emër të tij, të cilën e ka blerë me kredi dhe kursime rreth 61 mijë euro. Konjufca në emër të tij ka deklaruar edhe një depo dhe një parking, që po ashtu i ka blerë me kredi dhe kursime.

Ka deklaruar edhe gjashtë prona të paluajtshme në emër të prindërve. Konjufca ka deklaruar edhe një donacion në vlerë prej 166 eurosh për Lëvizjen Vetëvendosje.

Konjufca merr 34 mijë euro të ardhura vjetore nga puna si kryetar i Kuvendit. Ka marrë mbi 600 euro mëditja. Bashkëshortja e tij ka të ardhura mbi 1.500 euro.

Back to top button