Kjo është shuma që i është ofruar Ritës për të qenë në “The Voice Australia” edhe një sezon

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora pati një paraqitje të shkëlqyer në “The Voice Australia”.
Kështu, asaj i është bërë një ofertë që sërish të jetë pjesë e panelit.
Jessica dhe Guy veçse kanë nënshkruar një tjetër kontratë për të qenë pjesë e këtij paneli, por ende po punohet në arritjen e një marrëveshje me Ritën dhe Keith.
“Asaj i janë ofruar një milionë dollarë për këtë sezon, që është goxha shumë në krahasim me kohët e vështira në të cilën të gjithë po kalojnë, jemi duke u përballur me pandeminë”, tha një burim.
Paraqitja e Ritës në këtë sezon të “The voice” u pëlqye shumë, gjë që rriti kërkesat që ajo të jetë edhe një sezon tjetër pjesë e panelit.
Ndërkohë, ende nuk ka diçka të konfirmuar nga Rita./21Media

Back to top button