Kjo është tenisja e cila arriti rezultat të jashtëzakonshëm në këtë fushë

Komiteti Olimpik i Kosovëa ka bërë të ditur se gjatë datave 3-9 janar 2022 është mbajtur turneu i nivelit botëror ITF World Tennis Tour ‘Magic Tour’ W25 Monastir i cili u mbajt në Tunizi, ku tenistja, Arlinda Rushiti ka pasur një paraqitje shumë të mirë.
Siç bëhet e ditur në njoftim Rushiti ishte mposhtur nga rusja Irina Khromacheva pas një ndeshjeje në tre sete 1-6 6-4 7-5.
”Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm i arritur nga Arlinda Rushiti dhe më i madhi nga tenistet femra shqiptare e nga Kosova”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se tenistja kosovare, Arlinda Rushiti që jeton në Zvicër, është tenistja që i ka sjellur më së shumti fitore Kosovës në Kampionatin Botëror për femra, Billie Jean King Cup./21Media

Back to top button